Armata shënon Ditën e saj me ceremoni artilerie në kazermën “Ilinden”

nga Redaksia

Shkup, 17 gusht – Me rastin e 18 Gushtit, Ditës së Armatës, sonte nga ora 19:00 në kazermën “Ilinden” do të bëhet qitje nderi artilerie me shkrepje të 10 togave nga 6 topa të batalionit të artilerisë së Armatës.

Siç informon Armata, më parë, në orën 18:00, do të kryhet një provë artilerie e qitjes me një breshëri të vetme.

Qitja nderi e artilerisë do të kryhet nga një njësi e batalionit të artilerisë së Armatës.

“Qitja e artilerisë si pjesë e detyrimeve protokollare të Armatës për shënimin e festave është pjesë e aktiviteteve të zhvilluara me rastin e 18 gushtit, Ditës së Armatës”, deklaron Armata.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More