Për shkak të zjarrit në “Jasen”, ende është e mbyllur rruga rajonale Makedonski Brod-Shkup

nga Redaksia

Shkup, 18 gusht – Për shkak të zjarrit në Parkun Nacional “Jasen”, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod-Shkup ende është e mbyllur për çdo lloj të automjeteve, informon LAMM.

Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), me zjarrin është përfshirë pylli i përzier.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) Stojançe Angelov mbrëmë kumtoi se në shuarjen e zjarrit janë përfshirë ekipet e NP “Pyjet Nacionale” dhe NP “Jasen” dhe Brigada Territoriale e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit (NJTZ). Për shuarjen, përmendi Angelov, përdoren të gjitha burimet e mundshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More