Arrestohet një hajdut në Shkup

nga Xh M

Mbrëmë në ora 21:00 në Qendrën e Transportit në Shkup, nga ana e nëpunësve policorë të Stacionit Policor Aerodrom, u privua nga liria C.Sh (47) nga Republika e Shqipërisë.

Nga MPB sot bënë të ditur se ai dyshohet se paraprakisht ka kryer një vjedhje xhepi në autobusin e NPK Shkup, ku nga çantat e dy femrave nga Shkupi ka marrë kuletat. Me të është zhvilluar një bisedë zyrtare dhe është ndaluar në stacionin policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit dhe në koordinim me prokurorin publik, ndaj tij do të bëhet parashtresa përkatëse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More