Festat e Vitit të Ri, MPB shton kontrollet

nga Xh M

Shkup, 15 dhjetor- Policia i përforcon aktivitetet para festave të Vitit të Ri. Ndërmerr masa parandaluese dhe konsultime me qytetarët për shfrytëzim sa më të vogël të mjeteve piroteknike, por është përforcuar prania e saj në qendrat tregtare, si dhe të gjitha vendet e tjera ku ka frekuencë të rritur të lëvizjes, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Toshkovski, i cili e vizitoi pikën e sigurimit para Siti Moll, tha se javën e kaluar në Shkup janë marrë 30 000 – 40 000 mjete piroteknike. Aksione të tilla ka pasur edhe në Vallandovë, Sveti Nikollë… me çka janë parashtruar kallëzime adekuate.

“Jemi të pranishëm në teren, sigurimi komunikon me njerëzit, i ndjekim situatat,… Të gjitha këto veprime parandaluese ndërmerren për zbulim sa më të shpejtë të çfarëdo lloj krimi, duke u nisur nga deliktet pronësore, plaçkitje…”, tha Toshkovski. Lidhur me incidentet e mbrëmshme të cilat sot i publikoi kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski se disa të mitur në Kapishtec kishin djegur kapsolla, Toshkovski theksoi se ky nuk është rasti i parë.

“Tri ngjarje të tilla janë regjistruar gjatë periudhës së kaluar, po veprohet nga ana e MPB-së. Pjesa më e madhe e personave janë të mitur dhe lidhur me ata po ndërmerren veprime adekuate. Reagojmë, por po përsëriten ngjarjet e tilla të padëshiruara. Do të bëjmë gjithçka për parandalim, por marrim edhe masa represive nëse ka nevojë. Duhet edhe prindërit të mbajnë llogari”, porositi ministri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More