Vdes në aksident një person në rrugën rajonale Draçevë-Katllanovë

nga D. V.

Më 14.05.2025 rreth orës 22.20 në SPB Shkup në rrugën rajonale Draçevë-Katllanovë, në një zonë të f.Мoranë, rrethi i Shkupit, automjeti i pasagjerëve „folksvagen bora “ me targa regjistrimi të Shkupit, me drejtues S.Ј.(27) nga f.Studeniçan, rrethi i Shkupit, goditi një shtyllë reflektuese në rrugë, një garth dhe një shtyllë që ra mbi automjet. Nga lëndimet e pësuara në vendin e ngjarjes ndërroi jetë vozitësi, ndërsa mjeku i Ndihmës urgjente mjekësore konstаtoi vdekjen. Ndërsa lëndime të rënda trupore pësoi bashkudhëtari i tij Xh.Т.(22) nga f.Studeniçan, rrethi i Shkupit, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „Sh.Naum Ohridski“ në Shkup. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dorëzua për obduksion, ndërsa këqyrjen e vendngjarjes e kreu ekipi i SPB Shkup.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More