Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Istog

nga D. V.

Njësia e hetimeve në Istog ka arrestuar dje një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

Pas një pune intensive hetimore, njësia e hetimeve ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin R. G.

Ky i fundit, në prani të avokatit mbrojtës, është intervistuar dhe ka pranuar kryerjen e veprës penale. Sendet e vjedhura janë gjetur, sekuestruar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, i janë kthyer pronarit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për procedura të mëtejshme ligjore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More