Arrestohet një person në Hanin e Elezit për sulm fizik

nga D. V.

Policia e Kosovës në Komunën e Hanit të Elezit, ka njoftuar se është arrestuar një person pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj një personi tjetër. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, dyshohet se sulmi kishte ardhur pas një mosmarrëveshje verbale.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More