Bastisje në Veles, ndalohet një person për posedim të lëndëve narkotike

nga D V

MPB Maqedoni njofton se dje (17.11.2024) në ora 12:50, zyrtarët policorë nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm me Droga dhe Armë në SPB Veles e kanë ndaluar K.R (54) nga Velesi.

“Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Velesit, është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhuri kafe, mjete piroteknike dhe sende të tjera që dyshohet se janë me prejardhje kriminale”.

“K.R është ndaluar në komisariat, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More