Artan Lame është ende “në jetë”, por po mbahet me aparatura

nga Xh M

Pavarësisht lajmit për vdekjen e Artan Lames, burime pranë familjes së tij thonë se zemra e tij është ende në punë me aparatura. Pas ndërhyrjes së vështirë kirurgjikale, mësohet se ai ka pësuar vdekje cerebrale, por ka ende puls.

Ndërkohë në orët në vijim priten të mësohen të tjera detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se Lame prej disa kohësh ndodhet në Mynih ku kishte shkuar për një ndërhyrje në zemër. Ai edhe më herët kishte shfaqur shqetësime me zëmrën, që disa vite më parë.

Gjatë karrierës së tij, Artan Lame ka mbajtur pozita të rëndësishme, përfshirë ato si zëvendësministër dhe drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More