Arusha e sulmon banorin në Dollnen

nga D. V.

Në afërsi të fshatit Rilevë të Dollnenit, arusha e ka sulmuar personin i cili në atë moment po mblidhte kërpudha, kanë njoftuar mediat lokale. Viktima e arushës, pas kësaj kishte marrë lëndime të rënda prandaj ishte dërguar fillimisht në spitalin e Prilepit, por, më pastaj, në Qendrën klinike në Shkup, për shkak të lëndimeve serioze.
Pas sulmit, personin i lënduar e kishin gjetur disa gjuetarë, të cilët menjëherë e kishin thirrur ambullancën.
Banorët e këtij rajoni, pra të Dollnenit dhe Krivogashtanit, thonë se gjatë kohës së fundit prania e arushave është bërë e shpeshtë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More