Shkup, 3 qershor – As gjyqtari kushtetues Osman Kadriu nuk ka marrë mbështetje për kryetar të Gjykatës Kushtetuese me ;ka sot dështoi edhe raundi i dytë i votimit. Kadriu ishte kandidati i vetëm pasi Ana Pavlovska – Daneva u tërhoq nga gara mëngjesin e sotëm për zhbllokimin e procesit, ndërsa Vasiq – Bozaxhieva edhe pa kundërkanidat tjeër nuk mori më shumë se 5 vota .
Kreu i ri i Kushtetueses duhet të zëvendësojë kryetaren paraprake, Dobrila Kacarska, mandati trevjeçar i së cilës skadoi të dielën, më 2 qershor.
Gjykata mund të përballet me bllokadë, duke pasur parasysh se mandati i Katsarskës ka përfunduar dje, dhe rregullorja e punës nuk parashikon as nënkryetar dhe as ushtrues detyre.