Dështoi edhe një votim, Osman Kadriu hyn në “lojë” për kryetar të parë shqiptar në Gjykatën Kushtetuese

nga I Z

Shkup, 3 qershor – Edhe votimi i parë i sotëm në Gjykatën Kushtetuese kaloi pa u zgjedhur kryetari i ri.

Përkundër faktit se Ana Pavlovska Daneva u tërhoq, kundërshtarja Tatjana Vasiq Bozaxhieva sërish ka marrë 5 vota, të cilat nuk janë të mjaftueshme për t’u zgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese, thonë burime nga gjykata për TV Telma.

Jozyrtarisht, në raundin e ardhshëm të votimit do të jetë një kandidat i ri i vetëm i cili do të tentojë të marrë 6 vota dhe supozohet se është gjyqtari kushtetues Osman Kadriu. Ai që do të përpiqet të sigurondy të tretat e votave. Nëse zgjedhet, Kadriu do të ishte kryetari i parë shqiptar i Gjykatës Kushtetuese, shkruan Zhurnal.

Ditët e kaluara dështuan gjashtë tentativat në të cilat asnjëra nga dy kandidatet Tatjana Vasiq Bozaxhieva dhe Ana Pavlovska Daneva, nuk arriti të marrë gjashtë vota për t’u zgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More