ASH-Sela: Qeveria investon miliona në Spitalin “8 Shtatori”, duke lënë pas dore Tetovën dhe Shtipin

nga D V

Shkup, 26 shkurt – Aleanca për Shqiptarët, krahu i Selës, denoncon diskriminimin e spitaleve rajonale, nga ku thonë se, qeveria investon miliona në Spitalin “8 Shtatori”, duke lënë pas dore Tetovën dhe Shtipin.

Nga atje thonë se mbështetin çdo investim në shëndetësi por shprehin shqetësimin e thellë për shpërndarjen e pabarabartë të investimeve në sektorin e shëndetësisë nga qeveria aktuale.

“Ndërsa miliona euro po planifikohen për investime në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup, spitalet klinike rajonale në Tetovë dhe Shtip po vazhdojnë të përballen me kushte të papranueshme dhe mungesë investimesh.

Qeveria po e trajton shëndetësinë si një sistem me dy nivele: një për Shkupin dhe një tjetër për rajonet. Ky është një diskriminim flagrant ndaj pacientëve të Tetovës, Shtipit dhe gjithë rajoneve jashtë kryeqytetit, të cilët kanë të njëjtën të drejtë për shërbime shëndetësore cilësore.

Aleanca për Shqiptarët kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që:

1. Të bëjë publike kriteret mbi bazën e të cilave është vendosur investimi në “8 Shtatorin”, duke lënë jashtë Tetovën dhe Shtipin.

2. Të rishikojë urgjentisht buxhetin e shëndetësisë për të përfshirë investime konkrete në spitalet rajonale, sidomos në Tetovë dhe Shtip.

3. Të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të siguruar trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët, pavarësisht se ku jetojnë”, thonë nga ASH.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More