“Asnjë cent më shumë”, qytetarët kundërshtojnë rritjen e tarifave të r

nga Xh M

“Asnjë cent më shumë”, ishte thirrja që u përsërit nga qindra protestues në sheshet dhe rrugët e kryeqytetit, në kundërshtim të ngritjes së tarifave të energjisë elektrike.

Para marshit, organizatorët paralajmëruan atakimin në Gjykatë të vendimit për ngritjen e tarifave.

“Do t’ju mbetet në sirtar, sepse Gjykata Themelore në Prishtinë do të vendosë masën e sigurisë, do t’ua lë atë vendim në sirtar, sepse ai vendim është i paligjshëm dhe nuk do të lejojmë jetësimin e atij vendimi”, ka thënë Ali Sefaj, nga Këshilli Protestues.

Rritja e aprovuar në parim, sipas tyre, do t’ua vështirësojë jetën qytetarëve.

“Me çfarëdo zani që do të kërkojnë ata, qytetarët e kësaj republike do t’ju përgjigjen sepse ne jemi një za: asnjë cent më shumë”, ka thënë Besnik Shabiu, nga Këshilli Protestues.

Nga sheshi “Zahir Pajaziti” protestuesit u nisën drejt Zyrës së Rregullatorit për Energji.

“Besa, besë, besën e kemi dhanë, asnjë cent ma shumë s’kemi me ua dhanë

Me të arritur te Zyra e Rregullatorit, që ishte e rrethuar me policë, protestuesit bënë të qartë një nga kërkesat.

“KEDS t’i kthehet Kosovës”.

Krahas thirrjeve “dorëheqje” dhe “me hajna nuk ka shtet” u përcoll mesazhi se përkundër vendimit, protestat nuk do të ndalen.

“Aktivizmi jonë nuk do të ndalet këtu ne do të vazhdojmë me kundërshtimet tona, me protestat tona dhe do t’i bëjmë me dije secilit vendimmarrës se nuk mund të vendosin në dëmin tonë”, ka thënë Luan Hasanaj, nga Këshilli Protestues.

Protestën e mbështetën edhe sindikalistë të Korporatës Energjetike të Kosovës.

“Për gjashtë vite me radhë nuk është ngritur çmimi nga prodhuesi (KEK) e po ngritët nga KEDS-i”, ka thënë kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica.

Krahas njoftimit se të martën do të padisin ZRRE-në, organizatorët paralajmëruan edhe një protestë javën e ardhshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More