Asnjë nga ministrat e VLEN-it nuk e pret kryeministrin serb, i cili po qëndron në Shkup

nga D V

Shkup, 7 tetor – Kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviq ka arritur në Shkup, ndërsa është pritur nga kryeministri i Maqedoonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, me nderime të larta shtetërore.

Ajo që mund të vërehet është mungesa e ministrave të VLEN-it, të cilët bojkotuan kryeministrin e Serbisë.

Arsyet e takimit, siç u bë e ditur nga qeveria, janë forcimi i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë, veçanërisht në fushën e energjisë, nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit për integrimin ekonomik dhe energjetik, që, siç thonë ta, është kyç për zhvillimin dhe stabilitetin rajonal. Dy kryeministrat do të kenë konferencë të përbashkët për shtyp.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More