Mickoski-Vuçeviq: Fuqishëm e mbështesim rrugën e përbashkët drejt BE-së, është e nevojshme të punohet për stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë rajonit

nga D V

Shkup, 7 tetor – Ndajmë shumë më tepër se kufiri i përbashkët. Shumë prej qytetarëve të të dyja vendeve ndajnë histori, kulturë, lidhje familjare dhe, më e rëndësishmja nga të gjitha, synimet e përbashkëta për prosperitet dhe paqe për popujt tanë. Biseduam për mënyrat se si ta thellojmë bashkëpunimin ekonomik, si t’i lidhim njerëzit tanë dhe si të krijohen mundësi për brezat e ardhshëm që do të vijnë, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e përbashkët me homologun e tij serb, Millosh Vuçeviq.

 Mickoski tha se kanë biseduar për sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni, dhe theksoi se është e nevojshme “në këto kohë turbulente, të jemi bashkë, të jemi zëri i arsyes dhe të punojmë drejt stabilitetit dhe sigurisë së të gjithë rajonit”.

“E theksuam rëndësinë e dialogut si rrugë të vetme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe keqkuptimeve. Sa i përket aspiratave tona evropiane, e konfirmuam vizionin e përbashkët se e ardhmja e rajonit është Bashkimi Evropian. E dimë se rruga deri aty nuk është e lehtë, por besojmë se me përpjekjet e përbashkëta dhe mbështetje mund të përmbushim kriteret dhe të sjellim përfitimet e integrimit evropian për qytetarët në rajon”, tha Mickoski.

Kryeministri theksoi se kanë folur edhe për pjesën për lidhjen energjetike të të dyja vendeve.

“E theksuam rëndësinë e ndërtimit të interkonjektorit të gazit që lidh ose do të lidhë dy vendet në të ardhmen. Pasi tani jemi në fazën e finalizimit të procedurës tenderiale që përfundimisht do të nisë ndërtimi i interkonjektorit me fqinjin tonë jugor, për të sigurur një mundësi shtesë për furnizimin me gaz në Evropën Qendrore”, theksoi Mickoski.

Kryeministri serb nga ana e tij, theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë marrëdhënie të mira tradicionale, dhe u pajtuan me Mickoskin se kyç për Serbinë është ndërtimi i interkonjektorit dhe një rrugë e re për furnizimin me gaz natyror për Serbinë, përmes Maqedonisë së Veriut.

“E mbështesim fuqishëm rrugën e përbashkët. Serbia beson në një të ardhme të përbashkët evropiane për të gjithë rajonin. I japim mbështetje të plotë Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj evropiane. Konsiderojmë se BE-ja duhet kohëve të fundit t’i japë Maqedonisë së Veriut një mundësi për përparimin e saj drejt Unionit, këtë duam ta themi publikisht dhe besojmë në fatin apo historinë e përbashkët evropiane për të gjithë rajonin. Ky rajon meriton një shans dhe mbështetje nga i gjithë Bashkimi Evropian”, tha Vuçeviqi, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në vend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More