Autoritetet gjermane informuan për një rast të keqpërdorimit të fëmijëve në pornografi, arrestohet i dyshuari në Gjilan

nga D V

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 09.02.2024 në Gjermani, ndërsa arrestimi është bërë të enjten në Gjilan.

Tutje thuhet se Policia e ka bërë arrestimin e të dyshuarit pas pranimit të informatave nga autoritetet gjermane përmes kanaleve zyrtare.

“Gjermani 09.03.2024-NN. Pas pranimit të informatave nga autoritetet gjermane përmes kanaleve zyrtare, dhe pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, më 24.10.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More