Autostrada Kërçovë – Ohër, avash-avash do bëhet, por po e pëson turizimi!

nga Xh M

Ohër/Kërçovë, 29 maj – Sezoni turistik po pëson çdo ditë e më tepër për shkak të mos lëshimit në përdorim të autostradës Kërçovë – Ohër. E tërë rruga e nisur më vitin 2014 pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2026, ndërsa gati gjysma apo rreth 40 kilometrat e para të autostradës Kërçovë-Ohër, është premtuar se do të lëshohet në përdorim në maj apo qershor të këtij viti. Kjo rrugë që duket do të futet në histori, për kohën e gjatë që po ndërtohet dhe për gabimet e bëra, po dëmton më së shumti bizneset dhe turizimin, shkruan “Zhurnal.mk”.

Presion ndaj kinezëve që autostrada të jetë gati deri verës

Autoritetet përgjegjëse synojnë që para sezonit turistik të lëvizet përgjatë një traseje të re të asfaltuar nga fshati Vërbjan në Ohër, me përjashtim të fshatit Botun ku po punohet për riparimin e një rrëshqitjeje. Në pjesën nga Kërçova deri në Vërbjan po punohet intensivisht në mbrojtjen e shpateve dhe rehabilitimin e rrëshqitjeve, me qëllim që ky seksion të vihet në shërbim sa më shpejt.

Është bërë presion ndaj kompanisë kineze Sinohidro që deri sezonin e verës të lëshohet në përdorim kjo pjesë të autostradës për komunikacion.

Në periudhën e kaluar po punohej fuqishëm në magjistralen nga fshati Novosellë deri në Arbinovë me vendosjen e rrethojave elastike dhe asfaltin e ri, si dhe për sinjalizim horizontal të komunikacionit. Po punohet edhe në të gjithë gjatësinë e saj, duke filluar nga Podmolja, pastaj afër Trebenishtës dhe në të gjithë territorin e Komunës së Debërcës, si dhe në tunelet dhe urat në territorin e Komunës së Kërçovës. Projekti, i cili filloi në vitin 2014, u përball me sfida të shumta si probleme me projektime të reja, duke përfshirë çështje gjeoteknike, punë shtesë ndërtimore dhe rritje financiare. Investimi i planifikuar fillimisht prej 374 milionë eurosh është rritur në rreth 598 milionë euro, ndërsa afati i përfundimit është shtyrë disa herë. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve garanton se kjo shumë nuk do të ndryshohet më tej, pavarësisht shtyrjes së afateve.

Autostrada Kërçovë-Ohër është e ndarë në pesë seksione, i pari dhe i dyti ku ka pjerrësi të mëdha që fatkeqësisht ishin lënë në provën e kohës dhe këto 5-6 vite kushte atmosferike tashmë janë gërryer shumë. Prandaj, bashkë me mbikëqyrjen, tashmë në realizimin e sipër është marrëveshje që fillimisht të bëhen gjeo-analiza , pas së cilës në bazë të atij raporti projektohet stabilizimi i atyre shpateve.

Autostrada do të përfundojë brenda 12 viteve!

Punimet e tërësishme në autostradën Kërçovë Ohër duhet të përfundojnë, pas 12 vitesh ndërtimi apo deri në vitin 2026 , mirëpo punimet potencialisht sërish mund të shtyhen edhe të vonohen për shkak të disa problemeve si rrëshqitjet e dheut, dëmshpërblimet e caktuara… “Autostrada nga Gostivari deri në Kërçovë kishte probleme me shpronësimet në periudhën e kaluar, por edhe ato gati se janë apsolvuar. Korridori 8 që po ndërtohet është i gjatë 68 kilometra me përjashtim të pjesës prej Shkupi deri në Tetovë që është riparuar pjesërisht , ajo është autostradë me gjashtë korsi, apo nga Tetova në Gostivar, Kërçovë, përmes Strugës në Qafë Thanë, ndërsa korridori 10-D nga Prilepi në Manastir është 40 kilometra dhe ka gjashtë korsi. Projekti i ndërtimit për seksionet e korridoreve 8 dhe 10-D përfshin shtatë kryqëzime, 34 ura, 34 mbikalime, 24 nënkalime, mbi 21 milionë metër kub gërmime, mbi 10 milionë metër kub argjinatura dheu, 620,000 milionë metër kub beton, 1.1 milion ton asfalt , 320 km mbrojtje gardh.

Autostrada vdekjeprurëse!

Autostrada Kërçovë-Ohër mbetet pikë e zezë në rrugët e Maqedonisë. Nuk ka ditë që buletinet e policisë mos të regjistrojnë ndonjë aksident trafiku në këtë aks, i cili ka 11 vjet që po ndërtohet.
Raportet e policisë theksojnë se gjatë gjithë vitit 2024 në rajonin e Ohrit kanë ndodhur 280 aksidente trafiku me 5 viktima, ndërsa gjatë vitit 2023 janë regjistruar gjithsej 300 aksidente trafiku me 2 viktima. Punonjësit e policisë duhet të jenë të pranishëm në të gjitha ato rrugë rrugore ku janë regjistruar numri më i madh i aksidenteve në komunikacion. Këtu para së gjithash mendoj për autostradën Ohër-Kërçovë në ndërtim e sipër.
Në rrugë mungon sinjalistika dhe shenjat e duhura dhe në shumë vende kalon nga pjesa e vjetër në pjesën e re ose anasjelltas, gjë që e bën edhe më të pasigurt për drejtimin e automjetit.

Turizimi po e pëson më së shumti

Infrastruktura e dobët nga Shkupi në Ohër i frikëson edhe punëtorët e turizmit. Kjo është arsyeja e rënies së numrit të turistëve që shmangin shkuarjen në Ohër apo Strugë në vijë tokësore. Problemi më i madh është sigurisht infrastruktura pasi për të shkuar në Sturgë dhe Ohër, rruga që ka 10 vite që po ndërtohet është problem thelbësor dhe dështim total këto vite, jo vetëm nga këndvështrimi i turizmit, por edhe nga këndvështrimi i gjithçka që po ndodh në rajon.

Ohri dhe Struga, dy qytetet e njohura për pushime verore, që shtrihen përgjatë Liqenit të Ohrit, do të ballafaqohen me probleme të mëdha sidomos sektori i hotelerisë dhe sektori i gastronomisë të cilat mbijetojnë nga turizmi. Nëse nuk lëshohet sa më shpejt rruga Kërçovë – Ohër dhe nuk ka kontroll të shtuar të policisë që mos të ndodhin akisdente, atëherë turizmi do të jetë në kolaps, shkruan “Zhurnal.mk”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More