Babai e raporton djalin në Polici për dhunë: Ishte në ndikim të drogës, kërkon para, agresiv

nga D. V.

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku babai ka raportuar se djali i tij ka ushtruar dhunë ndaj tij, e që kjo ka ndodhur edhe më herët.

Ai ka raportuar se i biri i tij ishte nën ndikim të substancave narkotike, e që siç ka thënë ai shpesh kërkon para e bëhet agresiv.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij, i dyshuari mashkull kosovar, kishte ushtruar dhunë ndaj tij. Sipas viktimës i dyshuari ka qenë nën ndikim të substancave narkotike dhe i njëjti shpesh bën këso veprimesh kërkon para dhe bëhet agresiv. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari nuk është hasur nga policia. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More