Bahtiri, karabinierëve italianë: Mos e provokoni situatën

nga Xh M

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se karabinierët italianë duhet të kuptojnë se paqja nuk vjen nga provokimi, por nga mirëkuptimi.

Ai përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje atyre që të mos e provokojnë situatën, përcjell Klankosova.tv.

“Mbi Urën e lumit “Ibër”, karabinierët italianë duhet të kuptojnë se paqja nuk vjen nga provokimi, por nga mirëkuptimi”.

“I lus karabinierët italianë që të mos provokojnë situaten. Në vend që të bëhen pengesë, le të bëhen urë që bashkon, duke ndihmuar në krijimin e një të ardhmeje të përbashkët. Qytetarët e Jugut dhe Veriut të Mitrovicës dëshirojnë të jetojnë në harmoni, pa kufij të padukshëm”, ka shkruar Bahtiri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More