Balla: Integrimi Europian, rruga jonë strategjike drejt një Europe të bashkuar

nga D. V.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se integrimi europian mbetet rruga strategjike dhe qëllimi i përbashkët i Shqipërisë, në funksion të ndërtimit të një shteti më të fortë brenda një Europe më të bashkuar.

Ndërsa, BE po diskuton ende dhe vendet e Ballkanit Perëndimor presin vendime konkrete për ecurinë drejt anëtarësimit, Balla e vendos theksin veçanërisht te Kosova, duke e përfshirë qartë në listën e vendeve që duhet të jenë pjesë e valës së re të zgjerimit të BE-së.

“I takon vendimmarrjes së duhur në kohën e duhur të Bashkimit Europian që në këto kohë të vështira për kontinentin tonë, që nga Lufta e Dytë Botërore, thëniet e mençura, këshillat e mençura të etërve themelues, të mundësojnë sa më shpejt të jetë e mundur një valë të re zgjerimi për të parë Shqipërinë, Malin e Zi, Kosovën, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën si anëtarë të tjerë të Bashkimit Europian”, u shpreh ai.

Balla solli në vëmendje mesazhin gjatë aktivitetit të organizuar për përvjetorin e rënies së Murit të Berlinit, ndërsa u shpreh se “në një kohë që historia na kujton ndarjet duhet të zgjedhim bashkimin si rrugën e vetme”.

Edhe pse janë shënuar 36 vite nga rënia e Murit të Berlinit, Balla theksoi se “Europa nuk është ende e bashkuar, siç do të kishte dashur ta shihte Altiero Spinelli”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More