Shkup, 12 qershor – Mundësitë për bashkëpunim midis hulumtuesve të Maqedonisë dhe rrjetit kërkimor të Komisionit Evropian në fushat e sigurisë energjetike, materialeve të qëndrueshme të ndërtimit, specializimit inteligjent dhe Industrisë 4.0 janë fokusi i ditës informative për mbështetjen e veprimtarisë kërkimore-shkencore, që mbahet sot në Fakultetin e Makinserisë në Shkup. Perspektivat e reja për zhvillimin e kërkimeve shkencore pritet të ndihmojnë industrinë, dhe me këtë edhe ekonominë.
Siç deklaroi dekani i Fakultetit të Makinerisë, Zlatko Petreski, në ditën informative prezantohen partnerët e Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” dhe Fakultetit të Makinerisë – Qendrës së përbashkët kërkimore të Komisionit Evropian, e mundësitë kërkimore që ata u ofrojnë studentëve tanë të doktoraturës, magjistrave, studimeve postdoktorale, janë të jashtëzakonshme dhe rëndësia e tyre për vendin tonë është e paçmuar.

Sipas tij, dita informative përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në hapjen e shoqërisë shkencore dhe kërkimore të Maqedonisë ndaj rrjeteve evropiane të dijes dhe inovacionit, ndërsa partneriteti me Qendrën e përbashkët kërkimore të Komisionit Evropian është më shumë se formal dhe krijon një mundësi për studiuesit e Maqedonisë për të pasur qasje në burime, dije dhe projekte të përbashkëta kryesore me rëndësi kyçe për zhvillimin e ardhshëm të vendit.
“Ne besojmë se pikërisht nëpërmjet bashkëpunimeve të tilla mund të ndërtojmë ura lidhëse midis akademisë, industrisë dhe institucioneve kërkimore evropiane. Temat që kemi hapur sot, siç janë siguria energjetike me theks në infrastrukturën e gazit, materialet e qëndrueshme për ndërtimin e ndërtesave dhe infrastrukturës së qëndrueshme, industria 4.0 dhe specializimi inteligjent, të cilat, me rëndësinë e tyre, sjellin mundësi të forta për transformimin e shoqërisë sonë. Fakulteti i Makinerisë do të vazhdojë të jetë një nxitës i progresit shkencor dhe teknologjik në Maqedoni, me qëllimin e qartë për të krijuar breza hulumtuesisht që do të mendojnë globalisht, do të veprojnë lokalisht dhe do të kontribuojnë në një të ardhme evropiane dhe të qëndrueshme në Maqedoni”, tha Prof. Dr. Petreski.
Minsitrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska shpreson bashkëpunim të frytshëm me Qendrën e përbashkët kërkimore, nga e cila pret që vendi të përfitojë jashtëzakonisht shumë në të ardhmen.
“Maqedonia e avancon bashkëpunimin me Qendrën e përbashkët kërkimore, e cila është me rëndësi të jashtëzakonshme për hulumtuesit tanë, qëndrimin e tyre në qendër, ndarjen e njohurive dhe përvojave, veçanërisht në fushën e specializimit të zgjuar. Strategjia për specializim të zgjuar tashmë është miratuar, plani i veprimit është bërë dhe është një model që do ta ndihmojë në mënyrë drastike ekonominë me ndihmën e kërkimeve në bashkëpunim me industrinë”, tha Janevska.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës së fundmi nënshkroi marrëveshje kornizë për kërkime me Qendërn e përbashkët kërkimore të Komisionit Evropian, duke hapur perspektiva të reja prë zhvillimin e kërkimeve shkencore në Maqedoni.

Në hapjen e ngjarjes u drejtua edhe kryeministri Hristijan Mickoski duke theksuar se projektet nga veprimtaria shkencore-kërkimore në Maqedoni kanë mbështetje nga Qeveria.
Mickoski tha se vetëm me zhvillimin e shkencës mund të ecim përpara, duke shprehur pritjen se projekti do të ndihmojë në zhvillimin e industrisë, dhe me këtë edhe të ekonomisë.
“Pa shkencë të fortë, pa arsim të fortë, pa arsim të lartë të fortë, por jo vetëm arsim të lartë, arsimi duhet të jetë i fortë që nga mosha parashkollore, përmes arsimit fillor, të mesëm dhe madje edhe të lartë. Nuk mund të kemi rritje të fortë në vend, nuk mund të kemi rritje në ekonomi, dhe me këtë edhe në sektorë të tjerë. Është mirë që do të ketë shkëmbim shkencëtarësh. Është mirë që shkencëtarët tanë do të udhëtojnë jashtë vendit, shkencëtarë nga jashtë do të vijnë tek ne. Kjo do të transferojë njohuri, do të krijojë një rrjet, do të publikojë punime shkencore, do të ndihmojë industrinë. Është shumë e rëndësishme të thuhet se të gjitha këto arritje shkencore, të cilat presim të jenë rezultat i këtij projekti, do të ndihmojnë zhvillimin e industrisë, dhe me këtë edhe të ekonomisë”, tha Mickoski.