Bastisje në Strumicë dhe Gjevgjeli, është gjetur drogë, privohen nga liria tre persona

nga Xh M

Në fshatin Bansko, Strumicë, dje nëpunës policorë nga SPB Strumicë privuan nga liria G.D. (36) nga fshati Bansko. Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën disa pako me marihuanë dhe sende me mbetje marihuane, njofton MPB-ja.

“Pasi u morën masa shtesë dhe u zhvillua një bisedë zyrtare me G.D., u konstatua se ai e posedonte drogën së bashku me D.K. (20) nga fshati Bansko, i cili më pas u privua gjithashtu nga liria. Për ngjarjen është informuar prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Strumicës, personat janë ndaluar në Stacionin Policor të Strumicës dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

MPB njofton se dje në ora 13.25 në Gjevgjeli, nëpunës policorë nga SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli kanë privuar nga liria B.T. (20) nga Gjevgjelia. Gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh “mini” me targa të Gjevgjelisë, B.T. hodhi një kuti me marihuanë nga automjeti, e cila iu gjet dhe u sekuestrua. Pas kësaj, bazuar në një urdhër gjykate, u krye kontroll në shtëpinë e B.T., gjatë të cilit u gjetën disa fara kanabisi, sende me mbetje marihuane dhe një peshore dixhitale me mbetje marihuane.

Për ngjarjen ështël njoftuar prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër B.T. do të parashtrohet parashtresa përkatëse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More