EMRI+FOTO/ Skandali në Përmet, AMP pezullon shefin e Krimeve

nga L. M

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë–Gjirokastër) ka njoftuar se është pezulluar nga detyra nënkomisari Dhurim Çenko, me funksion Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Përmetit, pas skandalit seksual që tronditi qytetin.

Në qendër të skandalit janë dy efektivë policie, Pajtim Baka dhe Artur Ago, të cilët abuzuan seksualisht me një 16-vjeçare. Njëri prej tyre, Pajtim Baka, ishte njerku i adoleshentes. Për këtë rast, Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “burg pa afat” për Bakën, ndërsa Ago është shpallur në kërkim.

Lajmi u publikua në media dy ditë më pare. Ndërkohë, djali i shefit të Krimeve në Komisariatin e Përmetit, Dhurim Çenko, ka kërcënoi gazetarin Pirro Nase, duke mohuar lajmin dhe duke përdor fjalë kërcënuese dhe ofenduese.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More