Vizita e shefit të CIA-s, William Burns në vendet e Ballkanit Perëndimor, vazhdon të jetë ende temë diskutimi.
Në vizitën e tij të paparalajmëruar Burns fillimisht vizitoi Bosnje e Hercegovinën, pastaj Serbinë dhe Kosovën.
BBC raporton se në takimet që pati në Serbi, shefi i CIA-s më së shumti u fol për Kosovën.
Kosova ishte destinacioni i fundit i këtij turneu të Burns-it.
Në Prishtinë, më 22 gusht, ai u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kreun e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës (AKI), Petrit Ajeti.
Osmani publikoi një fotografi me të.
“Aleanca me SHBA-të është garancia për siguri, paqe dhe sukses,” shkroi Osmani në Facebook, duke shtuar se ishte kënaqësi të mirëpriste Burnsin në Kosovë.
Kryeministri Albin Kurti gjithashtu e falënderoi publikisht për mbështetjen e Kosovës, duke publikuar fotografi nga, siç e quajti ai, “takimi strategjikisht i rëndësishëm.”