BDI për herë të dytë voton ligjet e Qeverisë! Miratohet Ligji për vetëqeverisje lokale

nga D V

Shkup, 24 shtator – Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, me të cilat tri komunat, ajo e Sarajit, Gostivarit dhe Aerodromit nuk do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, por do të menaxhohen nga ushtrues detyre deri në zgjedhjet e rregullta lokale në tetor 2025 nga ushtruesit e detyrës, së kryetarit. Ndryshimet në ligj pasojnë pas zgjedhjeve parlamentare, Timço Mutsunski dhe Arben Taravari u bënë ministra, ndërsa Blerim Bexheti u bë deputet.

Kjo është hera e dytë që “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI-ja siguron shumicë të dyfishtë pasi që para krijimit të Qeverisë së Hristijan Mickoskit, Fronti mbështeti Ligjin për riorganizimin e Qeverisë.

Për ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale votuan 83 deputetë, kundër 17 deputetë. “Badenter”-i u sigurua me votat e Frontit Europian, pra 24 deputetë nga komunitetet i mbështetën ndryshimet dhe tre deputetë votuan kundër.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, më herët, ka deklaruar se “Fronti Evropian” do të mbështes ndryshimet e ligjit, por mohoi se ka marrëveshje me kryeministrin Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More