Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka shkuar për ngushëllime në familjen Jashari, me rastin e ndarjes nga jeta ditën e djeshme të Havë Jasharit, motrës së komandantit legjendar, Adem Jashari e Hamëz Jasharit.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media ku ndër të tjera thuhet se Kurti u mirëprit nga baca Rifat, vëllai i të ndjerës, dhe anëtarë tjerë të familjes, të cilëve u shprehu ngushëllime të sinqerta për humbjen e më të dashurës së tyre, Havë Jashari-Gashi.