BDI: Poshtërimi ditor nga humbësit e zgjedhjeve me përmasa alarmante, cenojnë flamurin kombëtar për qytetarët

nga D V

Shkup, 26 gusht – Pasi “Ballistët” njoftuan se janë detyruar ta lëshojnë tribunën pas shpalosjes së flamurit Kombëtar në ndeshjen Shkëndija- AP Brera, ka reaguar Bashkimi Demokratik për Integrim. BDI tha për VLEN-in se, pasi ZNAM dhe VMRO ua larguan flamurin kombëtar nga zyret e tyre, e larguan gjuhën shqipe nga të gjitha institucionet,  tash i erdhi radha edhe përdhosjes së flamurit kombëtar. Tutje tha se pas këtij skandali, dorëheqja është gjëja më e vogël që mund të bëni nëse keni pikë dinjiteti kombëtar.

“Poshtërimi ditor nga ana e humbësve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare është në përmasa alarmante duke cënuar këtë rradhë flamurin kombëtar shqiptar për qytetarët.

Më herët, ZNAM dhe VMRO ua larguan flamurin kombëtar nga zyret e tyre, e larguan gjuhën shqipe nga të gjitha institucionet, i larguan shqiptarët nga balanseri, burgosën ushtarët e UÇKsë dhe tash i erdhi rradha edhe përdhosjes së flamurit kombëtar.

Pa aftësia e vazalëve dhe humbësve si Astrit Iseni, po i merr në qafë shqiptarët.

Dje në Strumicë, shqiptarët nuk u lejuan të përdorin flamurin kombëtar dhe u dëbuan nga qyteti.   Pas këtij skandali, dorëheqja është gjëja më e vogël që mund të bëni nëse keni pikë dinjiteti kombëtar”, tha BDI.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More