Bujqit grekë sërish bllokojnë kufirin “Evzoni”

nga Xh M

Gjevgjeli, 4 janar – Pika kufitare Evzoni, korridori kryesor i trafikut midis Maqedonisë dhe Greqisë, u mbyll përsëri dje për të gjitha llojet e automjeteve për shkak të bllokadave nga fermerët grekë.

Këto protesta kanë shkaktuar ndërprerje të mëtejshme të trafikut ndërkombëtar dhe vonesa të mëdha për pasagjerët, turistët dhe operatorët e transportit.

Evzoni u mbyll plotësisht për trafikun nga ora 17:00 deri në 21:00 sipas kohës maqedonase (18:00–22:00 sipas kohës lokale greke).

Ky është një vazhdim i protestave që fermerët kanë organizuar me bllokada të shumta katër-orëshe, të cilat kanë ngadalësuar periodikisht trafikun në këtë pikëkalim kyç për disa javë, bllokadë e cila është paralajmëruar edhe për sot.

Fermerët grekë po vazhdojnë bllokadat e tyre si pjesë e protestave kombëtare kundër subvencioneve të vonuara dhe të reduktuara, kostove të larta të prodhimit dhe presioneve të tjera ekonomike mbi sektorin bujqësor.

Ata i kanë organizuar protestat që nga dhjetori, duke përfshirë bllokime të arterieve të rëndësishme të trafikut dhe pikave kufitare me vendet fqinje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More