Begaj liron Mustafa Nanon nga posti i ambasadorit në Zvicër

nga D V

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dekretoi lirimin e Mustafa Nanos nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës.

Mustafa Nano gjithashtu mbante dhe detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.

Në fund të dhjetorit, Mustafa Nano, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij pas një periudhe njëvjeçare e gjysmë në këtë post.

Në mesazhin e tij, Nano falënderoi komunitetin shqiptar në Zvicër, të cilin e përshkroi si të bashkuar dhe energjik. Ai theksoi se gjatë mandatit të tij ka punuar për të unifikuar shqiptarët në Zvicër, një komunitet prej mbi 300,000 personash, ku pjesa më e madhe janë nga Kosova, ndërsa rreth 3,000 prej tyre janë nga Shqipëria.

Nano u emërua ambasador në korrik të vitit të kaluar, duke zëvendësuar Ilir Gjonin, i cili kishte mbajtur këtë detyrë që nga viti 2023.

Aktualisht, Zvicra mbetet pa një ambasador shqiptar, dhe ende nuk është bërë i ditur emri i pasardhësit të Nanos.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More