Begaj uron homologun kroat Milanović për fitoren e mandatit të dytë

nga D V

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović, për fitoren e mandatit të dytë në krye të shtetit pas zgjedhjeve presidenciale në balotazhin e së dielës.

“Urimet më të përzemërta për mikun tim, Zoran Milanović, në rizgjedhjen si President i Kroacisë. Shohim përpara për të vazhduar forcimin e partneritetit tonë”, shkruan Presidenti Begaj në mesazhin e urimit në profilin e tij zyrtar në platformën X drejtuar homologut kroat.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović, fitoi një mandat tjetër të dielën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More