Kryeministri Edi Rama ndodhet përballë një presioni të dyfishtë në menaxhimin e situatës politike të krijuar pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të ministres Belinda Balluku.
Gazetari shqiptar që jeton e punon në Paris, Genc Burimi i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon u shpreh se presioni nuk vjen vetëm nga sistemi i drejtësisë, por kryesisht nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm politikë, duke e vendosur kreun e qeverisë në një pozitë delikate mes kërkesave të partnerëve ndërkombëtarë dhe fuqisë së vetë ministres së tij.
Burimi argumenton se frika më e madhe e kryeministrit Rama nuk është drejtësia shqiptare, por partnerët ndërkombëtarë. Burimi shprehet se ekziston një presion i jashtëzakonshëm nga perëndimorët që Balluku të largohet. Ky presion shihet si vendimtar, duke qenë se ndërkombëtarët konsiderohen si ata që “të bëjnë mbret dhe të fusin në burg”. Sipas Burimit për Ramën, largimi i Ballukut do të ishte një lehtësim në raport me ta, veçanërisht për çështje si ajo e reformës fiskale, ku ministrja shihet si një “gjemb në këmbë”.
Nga ana tjetër, sipas Burimit, kryeministri përballet me një presion po aq të fortë nga vetë Belinda Balluku. Burimi shprehet se fuqia e saj politike dhe informacionet që mund të zotërojë e bëjnë një figurë me të cilën Rama duhet të tregohet i kujdesshëm. Kjo situatë e detyron kryeministrin të luajë një lojë të dyfishtë: t’u tregojë ndërkombëtarëve se po vepron, por njëkohësisht t’i dëshmojë Ballukut se e mbrojti deri në fund për të shmangur një kundërpërgjigje të mundshme.
Në këtë kontekst, për Burimin strategjia e preferuar për Ramën do të ishte që vendimi për heqjen e imunitetit të merrej nga Parlamenti, duke e distancuar atë personalisht nga procesi. Ndërkohë, theksohet se perëndimorët nuk dëshirojnë paqëndrueshmëri politike në Shqipëri, pasi aktualisht nuk shohin një alternativë për ta zëvendësuar. Kjo i jep atij një hapësirë manovrimi. Megjithatë, sipas Burimit, dilema mbetet: a do t’i dorëzohet presionit ndërkombëtar apo atij të brendshëm?
Burimi:
Unë mendoj se Rama sot nuk ka frikë te drejtësia, Rama sot ka frikë vetëm nga ndërkombëtarët. Po shkoj deri në fund të mendimit tim ? Këta që të bëjnë mbret, këta dhe të fusin në burg. Në rregull? Këta që deri dje Zelenskin e bënin mbret, nesër s’e kanë problem fare ta heqin në qoftë se është fjala për mirën e tyre.
Kështu që Rama në këtë rast, nuk po vepron me kokën e vet. Po vepron me kokën e vet në në krahasim me zonjën Balluku. Rama sot për sot, Rama ka një presion të jashtëzakonshëm që Balluku të hiqet qafe. Ta keni garanci prej meje këtë, sepse s’mund të rrinte kjo, ky perëndim, dosjen e ministres së energjitikës së zotit Zelenski të shkonte aty ku shkoi, dhe kjo e Ramës të rrijë aty ku është.
Pasi u bë presion Zelenskit nga amerikanët dhe perëndimorët që të hiqte, edhe atë, edhe shefin e kabinetit, ky presion vjen te Rama. Dhe te Rama pati një konsideratë, Rama do të ishte shumë i kënaqur që ta hiqte qafe Ballukun, dhe Balluku për të është një gjemb në këmbë me ndërkombëtarët, sidomos me reforma fiskale, në rregull? Dhe thotë ja, e largova, rrini rehat . Veçse njëkohësisht Rama ka dhe një presion të madh nga vetë Balluku. Nga aferat e Ballukut.
Atëherë Rama po bën një film sot. Rama sot do të ishte shumë i kënaqur sikur parlamenti t’ia hiqte imunitetin. Ai s’do më debat. Sepse e di, sot për sot Rama ka marrë garancinë që perëndimorët nuk duan trazira në Shqipëri. Nuk duan gjullërdira, duan të vazhdojnë me Ramën sepse ende perëndimorët nuk pushojnë në Shqipëri një kartë kush mund ta zëvendësojë. Këtë mendon ai. Ndoshta ka të drejtë. Pra sot Rama, fat i madh t’ia heqin Ballukut qafe dhe është në rregull me perëndimorët, që ua dhashë dhe një, si puna e dhelpërs që sakrifikon edhe tre shputa dhe të shkojë.
E ka mbrojtur deri në fund fare, dhe prandaj e lidh me Manjanin. Pra Rama sot duhet t’i tregojë Ballukut që deri në fund bëri çfarë mund të bënte për ta mbrojtur. Se Balluku i thotë, e pe në Kushtetuese? Meqë veprove, je më shpëtove. Edhe tani në parlament mund të shpëtosh. Kap argumentimin e Manjanit, thua që ky SPAK po do t’i heqi, ti drejtohesh GJKKO jo Parlamentit. Dhe këtu Rama është i kapur midis dy zjarreve, midis perëndimorëve që duan kokën e Ballukut, dhe Balluku që thotë po rash unë, bie dhe ti. S’po të gjejnë se thotë. E marrim përgjigjen në datën, në fund të javës e marrim përgjigjen.
Unë mendoj se Rama nuk do e dorëzojë sepse presioni i Ballukut është më i fortë se i perëndimorëve. Dhe sot për sot,po të hym në keto lloj debatesh, humbisni kohë sepse i japim Ramës, i bëjmë qejfin Ramës dhe perëndimorëve.
Në Serbi, në Serbi perëndimorët kanë interes që të bjerë Vučić, se kanë një shans që ta zëvendësojnë me një person më të butë se Vučić, me Ramën e dinë ata që s’mund të gjejnë më të butë se Rama. Rama do, po ta bëj o vëlla.