Benet Beci: Me shkodranët dhe shqiptarët e suksesshëm që jetojnë e punojnë në Pistoia

nga Xh M

“Një takim me shkodranët dhe shqiptarët e suksesshëm që jetojnë e punojnë në këtë zonë të Italisë. Pata kënaqësinë të takoja edhe drejtuesit e Provincës së Pistoias, me të cilët diskutuam për mundësitë e shumta të bashkëpunimit mes dy rajoneve tona.

Gjatë takimit me shqiptarët u theksua rëndësia e pjesëmarrjes së tyre masive për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit, duke i ftuar të jenë aktivë në këtë proces vendimmarrës.”, shkruan në postimin që ka publikuar në mediat sociale, Benet Beci.

Tashmë rruga ka nisur, dhe duket se gjithçka është brenda pritshmërive. Intensifikimi i takimeve me komunitetet shqiptare, sensibilizimi për regjistrimin e tyre i jep rëndësinë historike që kanë zgjedhjet e 11 majit 2025, sepse pas shumë vitesh, përpjekjesh dhe tentativash, më në fund, edhe shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë nëpër botë do të gëzojnë të drejtën e tyre obliguese, politike dhe atdhetare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More