Spiropali takim me sipërmarrës në Kamëz: Mbështetje për bizneset dhe investime në zonë

nga Xh M

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me sipërmarrës në qendrën e Kamzës, ku theksoi se investimet në zonë kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e vlerës së pronës dhe zhvillimin e bizneseve.

Në një postim në Instagram, Spiropali deklaroi se mbështetja për sipërmarrësit po rritet përmes lehtësirave fiskale dhe ofrimit të shërbimeve pa dallim për të gjithë.

“Një kafe me sipërmarrës në Qendër Kamëz, ku investimet në zonë kanë rritur vlerën e pronës dhe kanë ndryshuar bizneset.
Mbështetje gjithnjë në rritje për njerëzit e punës, me lehtësime taksash dhe shërbime pa dallim për të gjithë”, shkroi ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More