Bilall Kasami njofton hapjen e Bulevardit “VS Bato”, lidhje e re strategjike për Tetovën

nga Xh M

Tetovë, 28 dhjetor – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se pritjes i ka ardhur fundi dhe se nesër do të hapet Bulevardi i ri “VS Bato”, një investim i rëndësishëm infrastrukturor për qytetin dhe rrethinën.

“Hapja e këtij bulevardi është një hap i madh për zhvillimin urban dhe lidhjen më të mirë të zonave përreth Tetovës. Poroji, Xhepçishti dhe banorët e Komunës së Tearcës do të jenë më afër Tetovës se kurrë më parë”, ka deklaruar Kasami.

Hapja zyrtare do të bëhet nesër në ora 18:00, ndërsa lokacioni është fshati Poroj, te pompa e benzinës. Nga Komuna ftohen qytetarët që të marrin pjesë dhe të festojnë së bashku këtë investim që, sipas tyre, i shërben të ardhmes së qytetit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More