Mexhiti përgëzon Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve: Kënaqësi e madhe të shoh fitoren tuaj të re

nga Xh M

Shkup, 28 dhjetor – Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka përgëzuar Albin Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve ndonëse ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave, përcjell Tv21. Mexhiti tha se ky rezultat është lajm i mirë që vjen nga Kosova, ndërkohë shtoi se, është kënaqësi të shoh fitoren e re të Albin Kurtit.

“Një sihariq i mirë vie nga Kosova. Edhe një fitore e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

I dashuri Albin, është kënaqësi e madhe të shoh fitoren tuaj të re, edhe më të madhe se në zgjedhjet e kaluara.

Zgjedhjet demokratike të zhvilluara sot, e rikonfirmojnë që Kosova tashmë ka krijuar një traditë të mirëfilltë demokratike, ku ka garë fer dhe të drejtë.

I dashur Albin,

Nga Shkupi i fitoreve, përgëzime për rezultatin tuaj”, ka shkruar Mexhiti!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More