Bisedë telefonike Mucunski – Sibiha: Riafirmohet mbështetja për Ukrainën

nga Xh M

Shkup, 12 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunksi, sot pasdite ka realizuar bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Andrij Sibiha.

Siç informoi Ministria e Punëve të Jashtme, gjatë bisedës, Mucunski e riafirmoi mbështetjen tonë për Ukrainën, e cila do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai potencoi se, si vend anëtar i NATO-s, mbetemi të përkushtuar në sigurimin e ndihmës së fuqishme politike dhe praktike për Ukrainën derisa ajo e mbron pavarësinë dhe integritetin e saj territorial.

Tema të bisedës telefonike ishin edhe çështje aktuale dhe dypalëshe, me çka të dyja palët shprehën bindje se bashkëpunimi i mirë ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.

Në atë drejtim, është dakorduar takim pune mes dy ministrave i cili do të mbahet në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju- Jork.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More