Perinski i përshëndeti ndryshimet e Ligjit për vetëqeverisje lokale

nga Xh M

Karbinci, 12 shtator – I përshëndes ndryshimet në Ligjin për vetëqeverisje lokale dhe shpresoj se do të ndodhin, theksoi sot ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, i cili në Komunën Karbinci mori pjesë në ndarjen e kamionëve për mbeturina nga ana e Ambasadës së Zvicrës dhe UNDP-së.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Perinski shtoi se këto ndryshime duhet të ndodhin, me qëllim që për një afat të shkurtër kohor të mos mbahen zgjedhje të parakohshme lokale, pasi zgjedhjet e rregullta janë vitin e ardhshëm.

“Duhet të mendojmë pak si burrështetas dhe të themi nëse e shtyjmë këtë proces deri në zgjedhjet e ardhshme të rregullta lokale, vërtet mund të kursejmë disa miliona euro të qytetarëve”, tha Perinski.

Ai theksoi se aspekti i dytë që deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut t’i miratojnë ndryshimet në Ligjin për vetëqeverisje lokale është që komunat, ku do të mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale, do të jenë të diskriminuara në lidhje me thirrjen publike për shfrytëzimin e 100 milionë eurove për projekte infrastrukturore.

“Aspekti i dytë është gjithashtu shumë i rëndësishëm, pasi thirrja publike për ndarjen e 100 milionë eurove tashmë është duke u zhvilluar. Nëse shpallim zgjedhje të parakohshme në këto vetqeverisje vendore, ato do të jenë të diskriminuar në procesin e realizimit të projekteve infrastrukturore kapitale, të cilat duhej t’i financojmë ne si Qeveri”, tha Perinski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More