Shkup, 1 prill – Sot u mbajtën bisedime për arritje të Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për vendosje të kotnrolleve të prëbashkëta në vendkalimin kufitar për komunikacion rrugor ndërkombëtar Tabanoc – Preshevë, informojnë nga MPB.
Nga atje shtojnë se sekretari shtetëror Sasho Petrushevski e ka kryesuar delegacionin e Maqedonisë së Veriut në të cilin bëjnë pjesë përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe Drejtoria e Doganave.