Bislimi udhëton drejt SHBA-së, do të zhvillojë disa takime me kongresmenë e zyrtarë amerikan

nga D V

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Ekonomia Online.

Gjatë qëndrimit atje, zëvendëskryeministri Bisilimi do të zhvillojë takime me kongresmenë amerikanë, përfaqësues të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe do të bashkëbisedojë ndër të tjera edhe me drejtoren për çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit, Colleen Hyland.

Në njoftim thuhet se pjesë e agjendës do të jenë dhe takimi me ambasadorin Michael Carpenter, i cili shërben si drejtor i lartë për Evropë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe do të marrë pjesë në një tryezë diskutimi në John Hopkins School of Advanced International Studies, SAIS.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More