Ministria e Tregtisë e Kinës ka marrë dhe ka miratuar aplikimet nga disa eksportues kinezë për leje të përgjithshme eksporti për artikujt e lidhur me elementet e rralla, bëri të ditur të enjten në një konferencë shtypi zëdhënësi i kësaj ministrie He Yadong, kur iu kërkua të konfirmonte raportet që Kina ka filluar të japë leje eksporti me vlefshmëri më të gjatë për elementet e rralla.
Që nga zbatimi i masave të kontrollit të eksportit për artikujt e lidhur me elementet e rralla, autoritetet kompetente kineze u kanë dhënë informacionet përkatëse lidhur me këtë politikë eksportuesve vendas, tha zëdhënësi, duke shtuar që, ndërsa eksportuesit kanë mbledhur përvojë mbi eksportet dhe përputhjen me politikat përkatëse, disa kanë përmbushur kërkesat bazë për aplikimin për lejet e përgjithshme.