Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, deklaroi në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, se Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është në dijeni të “goditjes” që i është bërë kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
“Mënyra se si u sanksionua Sali Berisha tashmë është pothuajse e ditur, pasi janë kërkuar fakte dhe argumenta për shpalljen e tij “non grata” dhe nuk janë faktuar. Unë i di prioritetet e mëdha që kanë Shtetet e Bashkuara, por nuk jemi në rastin e pritjes së radhës së prioriteteve. Sot doli informacioni se Sekretari i ri i Shtetit, Marco Rubio, ka argumentuar se si është politizuar dhënia e “non grata”-ve. Vetë zoti Donald Trump ka dijeni për goditjen që i është dhënë një drejtuesi të lartë të djathtë konservator, në këtë rast zotit Berisha”, tha Boçi.