Borisov: Marrëveshjet, veçanërisht ato ndërkombëtare duhet të respektohen

nga D V

Shkup, 26 qershor – Marrëveshjet, veçanërisht ato ndërkombëtare dhe ato të përfshira në kornizën negociuese me BE-në duhet të respektohen, deklaroi sot lideri i GERB-it dhe ish kryeministri bullgar Bojko Borisov, duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Maqedonisë Hristian Mickoski se nëse ka vullnet politik e mundur është zgjidhje me Bullgarinë dhe ndryshim i kornizës negociuese me BE-në.

Borisov thotë se përkundër marrëdhënieve të mira mes tij dhe partnerëve në BE, marrëveshjet duhet të respektohen.

“Çfarëdo interpretimi nuk është i mirë për kolegët nga Maqedonia e Veriut. Pa mbështetjen tonë dhe të Greqisë, RMV nuk ka asnjë shans për në BE. Tani duhet të jenë të përgjegjshëm. Siç e morën mbështetjen tonë, tani nuk mund të mbështeten më në të”, thekson Borisov.

Ai theksoi se do të iniciojë takim me Mickoskin nëse ai formon qeveri dhe bëhet përsëri kryeministër i Bullgarisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More