Shkup, 7 nëntor – Anëtarët e Komisionit parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini sot janë mbledhur, por sërish nuk kanë mbajtur seancë. Deputetja e LSDM-së, Jovanka Trençevska ka insistuar që në rend dite të kësaj seance të tretë të futet edhe Propozim-ligji për “branitellat”, ndërsa kryetarja e Komisionit, Ilire Dauti nga Fronti Evropian sqaroi se kjo tani nuk është më e mundur sipas paragrafëve 1 dhe 2 të nenit 176 nga Rregullorja përkatësisht se seanca e trupit punues amë për ligjin me procedurë të shkuruar thirret dhe fillon menjëherë, por jo më vonë se 24 orë e as më herët se gjashtë orë, ndërsa do të përfundojë në afat prej tre ditësh nga data e fillimit.
Sipas Dautit, nuk ka mundësi të rregullores që ligji të futet në rend dite, si dhe se nuk mund të votohet për propozimin. Në diskutim ajo iu referua edhe nenit 9 të Kushtetutës dhe faktit që të gjithë qytetarët në vend janë të barabartë. Kërkoi nga Trençevska që më të mos e pengojë punën e Komisionit, qëllimi i të cilit, siç theksoi, është t’u ndihmojë qytetarëve.
Puna e këtij Komisioni do të vazhdojë në përputhje me nenin 9 të Kushtetutës dhe Rregullores së punës, tha Dauti, e cila edhe një herë e ndërpreu punën e seancës dhe paralajmëroi ricaktimin e saj.
Deputetja Trençevska duke kërkuar futjen në rend dite të Ligjit të “branitellave” në seancë iu referua nenit 131 të Rregullores së Kuvendit, duke theksuar se materiali është në procedurë dhe propozimi duhet të futet në votim. Sqaroi se me ligjin janë mbuluar të drejta nga mbrojtja sociale për “branitellat” dhe familjet e tyre.
Deputetët shqiptarë, anëtarë të Komisionit, përsëritën qëndrimet e tyre se një ligj i tillë, i cili nuk përfshin të drejtat e anëtarëve të UÇK-së, nuk do të mbështetet. Ata vlerësuan se ky është një provokim i përsëritur dhe një tentativë destabilizimi nga opozita, si dhe se kjo po bëhet vetëm për të fituar pikë politike. Siç theksuan, Trençevska, si ministre në Qeverinë e kaluar të LSDM-së, ka mundur të propozojë një ligj të tillë edhe në Qeverinë e kaluar, por kjo nuk është bërë.
“Kur ishit në pushtet nuk propozuat një ligj të tillë. Kjo është keqpërdorim i së drejtës së një deputeti, po e pengoni punën e Komisionit, tha deputeti Elmi Aziri nga Aleanca e Shqiptarëve.
Deputetët e LSDM-së e dorëzuan ligjin në Kuvend në korrik, ndërsa në rend ditë në seancë është vënë në shtator. E ka kaluar nevojën për miratimin e tij, por nuk është vënë në rend dite të Komisionit për politikë sociale në afatin e parashikuar, ndërsa tani më për këtë nuk ka mundësi, sipas sqarimit të kryetares Dauti.
Rendi i ditës i seancës së tretë të Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini nuk është miratuar, ndërsa në të duhej të ishin Plani financiar i Agjencisë për supervizion të sigurimit kapital financiare pensional për vitin 2025 dhe Propozim vendimi për pajtueshmëri të Vendimit për vlerën ne kompensimit mujor që e paguan Agjencia për supervizion të sigurimit kapital financiare pensional nga shoqatat pensionale për vitin 2025, në lexim të dytë.