Bujqit pa para, shteti në heshtje: Ku mbetën subvencionet e 2025-ës?

nga Xh M

Bujqit dhe blegtorët në Maqedoninë e Veriut kanë shprehur shqetësim për vonesën e pagesës së subvencioneve bujqësore për vitin 2025, duke thënë se mjetet ende nuk u janë transferuar.

Sipas tyre, kjo situatë po u krijon vështirësi serioze financiare, sidomos në një periudhë kur shpenzimet për prodhim bujqësor dhe blegtoral janë të larta.

Në vitet e mëparshme këto para janë dhënë më muajtë nëntor dhe dhjetor të vitit përkatës.

“Ka kaluar një kohë e gjatë dhe ende nuk i kemi marrë subvencionet. Gjendja po bëhet e rëndë për ne si prodhues,” thotë bujku A.A. nga komuna e Likovës. Ai shton se vonesat po ndikojnë drejtpërdrejt në mundësinë për të vazhduar aktivitetin bujqësor në kushte normale.

Shqetësime të ngjashme kanë shprehur edhe bujq të tjerë, të cilët kërkojnë nga institucionet kompetente që të sqarojnë situatën dhe të përshpejtojnë procedurat e pagesave.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar publik lidhur me arsyet e vonesës së subvencioneve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More