Burime nga FSHI flasin për Zhurnal: Shaqir Fetahu përmes një profesori para pensionit po mundohet të mbajë gjithçka nën kontroll!

nga I Z


Shkup, 24 tetor
– Në një tjetër zhvillim brenda Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shaqir ef. Fetahu, Reisul Ulema i BFI-së, ka ndërmarrë një hap të diskutueshëm, duke vazhduar përpjekjet e tij për ta futur plotësisht Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup nën kontrollin e tij të plotë. Në një mbledhje të fundit, siç njoftohemi nga burime tona të brendshme në FSHI, Fetahu dhe grupi i tij i ngushtë kanë vendosur të zgjedhin si ushtrues detyre (u.d.) të fakultetit prof. Hasan Xhillon, një profesor i cili tashmë ka marrë dy herë radhazi mundësinë për të vazhduar aktivitetin e tij pavarësisht se është afër moshës së shtyer dhe përfundimisht fillimvitin e ardhshëm ligjërisht i pamundësohet të jetë pjesë e stafit akademik.

“Ky emërim është pjesë e një plani më të madh të Fetahut për të ruajtur kontrollin absolut mbi institucionet arsimore dhe fetare në Maqedoninë e Veriut. Prof. Hasan Xhillo, një figurë me nacionalitet joshqiptar, është bërë një element kyç në këtë skemë, duke vepruar si një marionetë në duart e Fetahut. Qëllimi i kësaj lëvizjeje është të sigurojë që një person i besuar nga radhët e Fetahut të vendoset në krye të FSHI-së, duke siguruar që të gjitha vendimet të mbeten nën kontrollin e plotë të Shaqir Fetahut.

Megjithëse Xhillo është përfundimisht në prag të pensionit, ai vazhdon të mbetet aktiv në këtë lojë politike, duke shtyrë më tej agjendën e Fetahut për të instaluar një udhëheqës të ri, plotësisht të kontrolluar nga ai. Ky zhvillim është një tjetër dëshmi e përpjekjeve të pandërprera të Fetahut për të konsoliduar pushtetin e tij në institucionet fetare dhe akademike të Maqedonisë së Veriut”, theksojnë për Zhurnal burime nga FSHI.

Sipas tyre, ky akt, shihet si një përpjekje për të monopolizuar institucionet e arsimit fetar, ngre shqetësime për integritetin dhe pavarësinë e fakultetit, pasi nën drejtimin e prof. Hasan Xhillos, “i cili ka treguar se është i gatshëm të ndjekë urdhrat e Fetahut”, është e qartë se ky institucion definitivisht po humb autonominë e tij akademike. Vendimi për të përzgjedhur Xhillon, përkundër faktit që përfundimisht është afër pensionit dhe ligjërisht i ndaluar të vazhdojë më tej, duket se tregon për një lëvizje të mirëorganizuar për të mbajtur kontrollin mbi këtë fakultet dhe për të instaluar individë që janë plotësisht të përfshirë në planin e tij të gjerë të manipulimit.

“Në përfundim, këto lëvizje e thellojnë edhe më tej ndjesinë se BFI-ja, nën udhëheqjen e Shaqir Fetahut, është duke u kthyer në një platformë ku interesat personale dhe mbajtja e pushtetit kanë përparësi mbi interesin e përgjithshëm dhe autonominë e institucioneve fetare dhe akademike”, thonë burimet tona në FSHI./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More