Digjet vetura e një gazetari, reagon Shoqata e Gazetarëve Maqedonisë

nga I Z

Shkup, 24 tetor – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon ashpër aktin vandal të djegies së automjetit të kolegut Blagoj Sersemov, redaktor i televizionit lokal dhe medias online M-net nga Shtipi.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar, me ç’rast automobili i gazetarit dhe redaktorit të televizionit nga Shtipi, M-net, është djegur nga autorë të panjohur në oborrin e shtëpisë së tij familjare.

“Këtë e konsideroj një sulm të drejtpërdrejtë ndaj të gjitha mediave, jo vetëm ndaj meje personalisht. Siguria e anëtarëve të familjes sime është padyshim në rrezik”, tha Sersemov, shkruan hurnal.

Në reagimin e SHGM-së, thuhet se ky akt vandal paraqet kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të mediave, si dhe sulm ndaj lirisë së fjalës dhe të drejtës së publikut për t’u informuar./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More