Bytyqi nuk do ta votojë interpelancën ndaj Gashit: Është nacionaliste dhe ksenofobe

nga D V

Shkup, 3 shtator – Deputeti shqiptar i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, para seancës së sotme në të cilën do të diskutohet për interpelancën ndaj kryetarit të Kuvendit, tha se nuk do ta përkrahë të njëjtën.

Bytyqi interpelancën e dorëzuar nga partia “E Majta” e quajti si nacionaliste dhe ksenofobe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mendoj se detajet janë atë që e bëjnë ndryshimin mes qëndrimit të partisë. Nuk mendoj se në të kaluarën por edhe sot jam i prirur që të përkrah interpelancë nacionaliste, shoviniste dhe ksenofobe, siç është ajo e dorëzuar nga “E Majta” për kryetarin e Kuvendit”, tha Bytyqi.

Ndërsa dje partia e tij LSDM, njoftoi se do ta votojë interpelancën kundër Afrim Gashit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More