Caktoi datën për zgjedhjet në Himarë, Beleri dërgon Presidentin në Gjykatën Administrative

nga D V

Alfred Beleri “godet” në Gjykatën Administrative dekretin e Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve ne Bashkinë Himarë.

Lajmi konfirmohet për A2 CNN nga avokatët mbrojtës të Belerit, sipas të cilëve, në Administrative kërkohet pezullimi i zbatimit të dekretit.

“Marrjen e masës së sigurimit të padisë. Pezullimi i zbatimit të Dekretit nr.244, datë 05.07.2024 të Presidentit të Republikës deri në marrjen e vendimit përfundimtar”, thuhet në objektin e padisë së depozituar në Administrative.

Opozita e quan dënimin e Belerit si sulm politik nga qeveria Rama, për të mos lënë Bashkinë e Himarës jashtë drejtimit të socialistëve. Çështja Beleri tensionoi edhe marrëdhëniet mes Shqipërisë e Greqisë, pasi kjo e fundit disa herë kërcënoi se do të ndikonte në integrimin e vendit në BE. Beleri fitoi gjithashtu një mandat si eurodeputet, përfaqësues i Greqisë, pasi u kandidua nga Demokracia e Re e kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis për këtë post.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More