Cana: Besnik Bislimi po e vendos Kosovën në nivelin e shteteve joserioze, po e dëmton imazhin

nga D. V.

Ish-diplomati Edon Cana ka folur në lidhje me atë se a ka legjitimitet Besnik Bislimi të dialogojë në Bruksel.

Ai u shpreh se Bislimi nuk ka legjitimitet për një gjë të tillë dhe se ai po e vendos Kosovën në nivelin e shteteve joserioze.

Cana tha gjithashtu se ai është edhe duke e dëmtuar imazhin e Kosovës.

“Mund të them që përtej faktit që nuk ka legjitimitet, mendoj që sikurse në të kaluarën edhe sot, Bislimi është duke e vendosur Kosovën në nivelin e shteteve joserioze, pra duke e dëmtuar imazhin e Republikës së Kosovës, sepse edhe për vetw Bashkimin Evropian, ata i kanë informatat se çfarë po ndodh në Kosovë dhe mendoj që përtej përgjegjësisë politike, mendoj që ky është një dëmtin i Republikës së Kosovës”.

“Sot Kosova është në një kolaps, përtej kolapsit diplomatik është në kolaps ekonomik, është në kolaps total dhe besoj që fatkeqësisht pasojat populli i Kosovës do t’i paguajë më vite të tëra, pasi që kjo ka një efekt komulativ, i cili do të prodhojë rezultatet negative”, u shpreh tutje Cana në Klan Kosova.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More